Mot ekstrem në fundjavë! Shi, dëborë dhe temperatura deri në -3°C

Mot ekstrem në fundjavë! Shi, dëborë dhe temperatura deri në -3°C

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar, kryesisht në formën e shtrëngatave, që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet pritet të jenë hera-herës me intensitet deri të lartë.Temperaturat do të shënojnë vlera të ulëta, veçanërisht në zonat veriore, ku minimalet pritet të zbresin deri në -3°C. Gjatë ditës, shiu do të vijojë me intensitet mesatar në shumicën e territorit, ndërsa në mënyrë të izoluar do të ketë shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve parashikohen reshje bore në...