“Mos përdor fjalën ‘naiv’ me mua”/ Debat në studio mes Gjonit dhe Dedajt, ish-deputeti: Sot ka hallin e Shkëlzenit…

“Mos përdor fjalën ‘naiv’ me mua”/ Debat në studio mes Gjonit dhe Dedajt, ish-deputeti: Sot ka hallin e Shkëlzenit…

“Është interesante që hidhen molotovë kundër vilës së Enver Hoxhës, që në fund të fundit është monument kulture, që vizitohet nga qindra mijëra turistë në vit, por ndërkohë kanë një Enver Hoxhë të dytë, një ish-sekretar partie në krye. Përmes këtij ish-sekretari partie mbajnë në pushtet djalin e një komunisti, djalin e Kristaq Ramës, dhe kështu konfirmojnë binomin dyshe.” Kështu u shpreh ish-deputeti Ralf Gjoni gjatë një interviste televizive, ku shtoi se është fatkeqësi kombëtare që Shqipëria nuk ka një opozitë të mirëfilltë që ka prioritet interesin e qytetarëve. Ndryshe mendon analisti Reldar Dedaj, i cili thotë se me protestat e përjavshme, Partia Demokratike po përpiqet të informojë ndërkombëtarët për nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë. “Padiskutim Partia Demokratike ka nisur prej disa...