“Mos pengo drejtësinë, largo Belindën”/ Sali Berisha: Rama është vetë Lubia, ajo ka zbatuar urdhërat e tij!
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi nga Sukthi se në Durrës janë depozituar mijëra tonelata helme, të cilat janë analizuar në Itali dhe kanë rezultuar ndër më të rrezikshmet. Ai tha se prokuroria ka vepruar, por ndërhyrjet politike kanë tentuar ta minimizojnë çështjen. Në fjalën e tij, Berisha bëri edhe një paralelizëm me 20 Shkurtin, duke e cilësuar si ditën kur shqiptarët triumfuan ndaj regjimit komunist të udhëhequr nga Enver Hoxha. Sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama “nuk ka të ardhme” dhe do të përballet me fat të ngjashëm politik. Berisha theksoi se protestat e opozitës janë pritur me mbështetje të gjerë dhe se shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, presin që opozita të përmbushë misionin e saj për ndryshim. Sali Berisha: Vetë kjo është Belinda...
Burimi:
sot.com.al