Mos mendoni se dimri mbaroj/ Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Mos mendoni se dimri mbaroj/ Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë celcius, ato minimale në -1 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.