Mos i hiqni çadrat nga duart/ Sinoptikania Gjoni: Moti i paqëndrueshëm pushton vendin me shi dhe borë
Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit gjatë ditëve në vijim, duke sjellë reshje shiu, erë të fortë dhe dëborë në zonat malore. Qytetarëve u këshillohet të mbajnë çadrat me vete, pasi reshjet do të jenë të herëpashershme gjatë gjithë javës së ardhshme. Sipas parashikimeve të IGJEUM të raportuara në studion televizive nga sinoptikania Anira Gjoni, prania e reshjeve të shiut do të ndihet edhe përgjatë ditës së shtunë, ndërsa do të ketë një pakësim të tyre ditën e dielë dhe paraditen e së hënës. Megjithatë, shiu do të rikthehet sërish mbrëmjen e së hënës. Reshjet nuk pritet të kenë intensitet të lartë, përveç ditës së sotme ku lokalisht mund të jenë intensive dhe në formën e...
Burimi:
sot.com.al