Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit”/ Apeli i Braçes për prindërit: Mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane
Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme. Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth. Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, është se është ndërprerë vaksinimi që në muajin e gjashtë të fëmijës. Kjo, sipas tij, vjen nga hipotezat që shpesh artikulohen nëpër ekrane nga personazhe të caktuar që nuk janë të fushës. Deputeti argumenton se prindërit duhet të dëgjojnë mjekët dhe të vaksinojnë fëmijët, sepse duke mos e bërë këtë gjë, në fakt po dëmtojnë fëmijët e tyre. “Po ndodh diçka me fëmijët që më duket...