Morën ryshfet dhe shpërdoruan detyrën, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekuton masat e sigurisë për 3 efektivë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 3 punonjësve të policisë. Tre efektivët janë akuzuar për veprat penale për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”. Këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale. Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës. Njoftimi i policisë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë...
Burimi:
sot.com.al