Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave për dy ish-prokurorë, konkretisht për Kledian Llahon, i cili akuzohet për ‘korrupsion’ dhe ish-prokurorin Çlirim Shahini, që ushtron profesionin e avokatit, i akuzuar për ‘ushtrim të ndikimit të paligjshëm’. Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurisë ndaj Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ‘ndërtim pa leje’. Ky i fundit, pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës, e cila u gjykua dhe u ndryshua brenda 1 ore nga gjyqtarja Edona Vajushi me kërkesë të prokurorisë. Dyshohet sipas SPAK, se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me...