Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se “udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi”. “Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët”, lexohet në postimin e ministres. Më tej, Koçiu shton: “Shpreh mirënjohje për qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në respektimin e kësaj mase, e cila synon mbrojtjen e sigurisë dhe jetës, në veçanti të të rinjve. Të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve gjatë periudhës së zbatimit...