Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet
Momente dramatike janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Ohajo, ku një i dyshuar për grabitje tentoi të qëllonte dy herë një oficer policie, por arma e tij u bllokua. Incidenti ndodhi të enjten e kaluar dhe pamjet tregojnë të dyshuarin, 21-vjeçarin Shane Newman, të ulur në një divan në një dhomë sigurie të dyqanit, pranë tij një vajzë e re. Situata përshkallëzohet papritur kur Newman nxjerr një armë nga brezi dhe e drejton drejt oficerit të policisë, ndërsa vajza pranë tij dëgjohet duke bërtitur me panik: “Jo, jo, jo!”. Sipas pamjeve, 21-vjeçari shtyp këmbëzën për herë të parë pa arritur të qëllojë. Në atë moment, një punonjës i dyqanit hidhet mbi të për ta çarmatosur, por Newman tenton sërish, duke tërhequr...