MODELJA SHQIPTARE NE DOSJET EPSTEIN

MODELJA SHQIPTARE NE DOSJET EPSTEIN

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer sërish në fokusin e mediave. Këtë herë jo vetëm për pjesëmarrjen e saj në sezonin e ri të Ladies of London: The New Reign, por edhe për përmendjen në dokumentet që lidhen me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në burg. Rikthimi i saj në ekran shoqërohet me diskutime rreth një takimi të vitit 2011 me Epstein, i cili më vonë u përball me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual. Sipas raportimeve të The Sun, emri i 39-vjeçares është përfshirë në dokumentet e publikuara së fundmi. Një burim pranë saj ka thënë se përfshirja e emrit ishte “një tronditje e plotë”. Sipas këtij burimi, ajo ishte shumë e re në atë kohë dhe...