Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Fenomeni natyror ka kufizuar fushëpamjen deri në rreth 10 metra, veçanërisht në segmentin nga Tuneli i Kalimashit deri në Kolsh, duke rritur rrezikun për aksidente rrugore. Për shkak të situatës, patrullat e Policisë Rrugore që monitorojnë Rrugën e Kombit kanë shtuar kontrollet, duke ndaluar drejtuesit e mjeteve për t’i këshilluar mbi masat që duhet të marrin në kushte mjegulle. Patrullat rrugore apelojnë për ulje të shpejtësisë, ruajtje të distancës së sigurisë dhe përdorimin e dritave të mjegullës gjatë lëvizjes. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve shprehen se lëvizja në këto kushte paraqet rrezik dhe kërkon kujdes të shtuar. Ata theksojnë rëndësinë e uljes së shpejtësisë, përdorimit të...