Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
Misteri i shpërthimit në një pallat në Shkodër, akoma nuk ka një version për humbjen e jetës së 67- vjeçarit
Vijon të mbetet plot mister shpërthimi i djeshëm në Shkodër, ku humbi jetën 67-vjeçari Hysni Ymeri. 67-vjeçari, u vra një ditë më parë si pasojë e një shpërthimi në pallatin ku jetonte. Shpërthimi ndodhi sapo viktima mbërriti në hyrjen e pallatit për t’u ngjitur në katin e katërt ku edhe banonte. Ndërkohë, është publikuar edhe fotoja e viktimës. Edhe pse ka kaluar një ditë nga ngjarja ende është e paqartë nëse shpërthimi ishte me lëndë eksplozive me telekomandë në distancë, apo nga paneli i matësve të energjisë elektrike. Për këtë arsye, derisa ekspertiza të flasë, hetuesit janë përqëndruar në dy pista. Por kush ishte viktima, Hysni Ymeri? Nëse hetimet do zbulojnë se kemi të bëjmë me atentat, hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të lidhet me...