MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 57- vjeçari nga Bajza, ishte në kërkim për kultivim bimësh narkotike…

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 57- vjeçari nga Bajza, ishte në kërkim për kultivim bimësh narkotike…

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: A. M., 57 vjeç, banues në Bajzë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 780 bimëve narkotike kanabis, në Bajzë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 18.09.2025. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne...