Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ministria e Mbrojtjes: Situatë kritike në Gjirokastër dhe Dibër, rrugë të pakalueshme, rrezik nga lumenjtë
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një përditësim mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq, ku reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta, kanë shkaktuar problematika të shumta në disa qarqe. Më të prekura janë zonat malore dhe ato pranë lumenjve, ku janë evidentuar vështirësi në qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve. Sipas njoftimit zyrtar, Qarku Gjirokastër paraqet situatën më problematike. Në Bashkinë Gjirokastër ka prezencë dëbore në Njësinë Administrative Picar, ndërsa lumi Drino në aksin Gjirokastër–Tepelenë i është afruar trupit të rrugës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për forcimin e argjinaturës. Po ashtu, po punohet për hapjen e disa akseve rrugore të bllokuara në zonat Odrie, Lunxhëri dhe Zagori, si dhe...