Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen nga amnistia e fundvitit

Ministri Lamallari zbulon kriteret dhe kush janë të burgosurit që do të lirohen nga amnistia e fundvitit

Gjatë një interviste televizive ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, shpjegoi të gjitha kategoritë përfituese nga amnistia penale e fundvitit. Ministri Lamallari theksoi se përzgjedhja e kategorive është bërë në mënyrë që të mos cenohet siguria publike dhe të favorizohet një qasje humane dhe e drejtë ndërsa shpjegoi kriteret që duhet të përmbushin të burgosurit për të përfituar nga amnistia. “Kriteri që ka udhëhequr këtë amnisti ka qenë rrezikshmëria e ulët shoqërore. Sa i përket burrave, përfitojnë të gjithë ata që janë të dënuar me vendim të formës së prerë me burgim deri në tre vjet, ose nëse kanë një vendim mbi tre vjet por që u ka mbetur tre vjet e poshtë për të shlyer dënimin, duke përfshirë faktin se nuk janë të dënuar për...