Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë, pritet nga homologu Albares, zbulohet tema e diskutimit

Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë, pritet nga homologu Albares, zbulohet tema e diskutimit

SPANJË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Madrid të Spanjës. Ditën e sotme, Hoxha u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit nga homologu i tij spanjoll, José Manuel Albares Bueno. Ministri Hoxha theksoi se në takim rikonfirmuam se bashkëpunimi ynë politik, ekonomik dhe kulturor vijon të jetë një shtyllë e fortë e një partneriteti të qëndrueshëm. “Njëherazi, ramë dakord se ekziston një potencial i konsiderueshëm ende i pashfrytëzuar në marrëdhëniet tona, të cilin jemi të përkushtuar ta zhvillojmë më tej—veçanërisht në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme dhe fusha të tjera me interes dhe përfitim të ndërsjellë”, tha Hoxha. Ministri Albares shprehu vlerësimin për progresin e deritanishëm të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së,...