Ministri Hoxha takim me Marta Kos në Bruksel: Progresi i Shqipërisë reflektohet në reformat gjithëpërfshirëse!
Në vijim të vizitës së parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. Ministri Hoxha e konsideroi këtë takim një mundësi të shkëlqyer për të rikonfirmuar progresin e pashembullt të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Ky përparim sipas Ministrit reflektohet në ritmin dhe cilësinë e procesit tonë negociues, si edhe në reformat e thella dhe gjithëpërfshirëse që po ndërmerren në institucionet dhe shoqërinë tonë. Rruga përpara, sipas tij, është e qartë, por edhe më ambicioze se kurrë. “Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ruajtur këtë momentum dhe për të dhënë rezultate sa i takon planeve të përbashkëta dhe ambicioze të punës...
Burimi:
sot.com.al