Minatori 49-vjeçar plagoset gjatë punës, firma mban të fshehur rastin

Minatori 49-vjeçar plagoset gjatë punës, firma mban të fshehur rastin

Një tjetër aksident me pasoja të rënda është regjistruar në një galeri kromi në minierën e Bulqizës. Në një deklaratë për mediat, policia e Bulqizës thotë se e ka referuar rastin si aksidental. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për një ngjarje aksidentale, pasi shtetasi Agim Likoka, 49 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në subjektin minerar “Klosi”. Si pasojë, 49-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Rasti është mbajtur i fshehtë si shumë raste të tjera në galeritë e kromit të minierës së Bulqizës. Edhe në deklaratën e policisë nuk jepet asnjë detaj për subjektin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa vazhdimisht ka patur ngjarje të tilla që...