Militantët e Berishës sulmuan vilën ish-diktatorit Enver Hoxha, demokratët dhe socialistët shkëmbejnë akuza, Bardhi…
Tre orët e protestës së Sali Berishës mbajtur këtë të shtunë (këtë fundjavë) në Tiranë degjeneruan në një sulm të dhunshëm me breshëri molotovësh e fishekzjarrësh ndaj vilës së diktatorit Enver Hoxha. Kreu i PD dhe kupola drejtuese ishin kujdesur ta mbanin sekret skenarin e protestës, përmes së cilës synonin largimin e Ramës, por duket se surpriza e vetme ishte pikërisht sulmi ndaj kësaj vile që dikur ishte simbol i diktaturës, por sot është kthyer në një qendër kulture që strehon artistë të huaj, nën kujdesin e një fondacioni të njohur ndërkombëtar ArtExplora. Report Tv mësoi se 7 artistë ishin brenda në momentin e sulmit, si edhe 3 persona të tjerë pjesë e stafit, të cilëve iu rrezikua seriozisht jeta, pasi vila shihet e rrethuar...
Burimi:
sot.com.al