Mijëra rrënjë kanabis në banesën e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, dorëzohet në polici Bilal Hasa

Mijëra rrënjë kanabis në banesën e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, dorëzohet në polici Bilal Hasa

Merr një kthesë të re çështja e operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ku në një magazinë në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, u zbuluan rreth 4000 bimë kanabisi të kultivuara në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Burime bëjnë me dije se drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është dorëzuar në polici. Sipas të njëjtave burime, Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë. Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty. Ndërkohë, një burim zyrtar policor ka bërë me dije se po hetohet edhe...