Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta thotë se ngjarja mund të ishte parandaluar. Sipas Metës, vrasja e Hajdarit ishte politike, por personi më i painteresuar sipas tij, ishte Fatos Nano. “Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 12 Shtator, por edhe më 14 Shtator 1998. Ndodhën dy ngjarje që nuk duhej të ndodhnin, por të kushtëzuara nga njëra-tjetra (shkak-pasojë), vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhej të ishte parandaluar. Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat...
Burimi:
opinion.al