Meta i përgjigjet Ramës: I kam thirrur unë “qenushët” e Sorosit për të votuar…
Ish-President i Republikës, Ilir Meta, nga qelia, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se Reforma në Drejtësi u miratua me 140 vota në Kuvend. Në një reagim të publikuar në rrjetin social facebook, Meta thekson se reforma e miratuar në vitin 2016 nuk kaloi me 140 vota, por me 69 vota. “Dua t’i kujtoj ‘qenushit të Sorosit’ se reforma e tij dhe dy buzëputhurve ishte me 69 dhe jo me 140 vota,” shkruan Meta. Ai shton se, më 22 korrik, me rastin e 10-vjetorit të 140 votave, shqiptarët do të shohin se si, sipas tij, “qenushi me gjithë qenushët e tjerë të Sorosit u detyruan jo vetëm ta votojnë Reformën në Drejtësi, siç desha unë (Komisioni i Venecias), por edhe të puthen në buzë...
Burimi:
ntv.al