Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)

Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, se mësuesja Mine Hasani, e cila ka ushtruar dhunë sistematike ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, është hequr nga puna. Bëhet fjalë për rastin e denoncuar të martën, 24 shkurt, nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, shoqëruar me pamje filmike. “Një mesazh për të gjithë prindërit dhe mësuesit, mbi rastin flagrant të dhunës së ushtruar nga një person që mbante xhaketën e mësuesit, si një sjellje e papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e arsimit. Nga sot, personi nuk është më pjesë e trupës së mësuesve, ndërsa grupi i punës i ngritur për këtë çështje po vijon dokumentimin e plotë të përgjegjësive. Asnjë...