Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

Kristo Murati është një 80 vjeçar me profesion mësues nga fshati Memoraq në Bashkinë e Finiqit. Duket e pabesueshme, por mësues Muratin e takojmë aty ku di të shprehi veten në mirë, në një shkollë fillore ku jep mësim çdo ditë për nxënësit e tij. Si i ri, mësuesia nuk ishte në listën e tij të dëshirave për studim, por ajo ju dha, e aty do të lindte pasioni i tij i pavdekshëm për këtë profesion. Mësuesia zuri rrënjë të forta te ai, që për vite u shërbeu institucioneve arsimore me pasion, paçka orëve të gjata për të mbërritur në shkollat ku jepte mësim. Jeta profesionale dhe personale do të ndryshonte rrënjësisht fill pas rënies së komunizmit. Si një ish komunist në sistemin e ri...