Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Mesazhi nga Papa Leo XIV: Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit
Për herë të parë që nga zgjedhja e tij, Papa Leo XIV kremtoi Meshën e Natës së Krishtlindjes, duke sjellë jo vetëm solemnitetin e traditës, por edhe ngrohtësinë e një gjesti të sinqertë njerëzor. Pak çaste përpara nisjes së liturgjisë brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë doli papritur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke sfiduar shiun e rrëmbyeshëm që kishte përfshirë Romën. Mijëra besimtarë, e pritën Papën me emocione dhe duartrokitje të forta. I prekur nga ky përkushtim, Papa Leo XIV iu drejtua turmës me fjalë mirënjohjeje dhe bekimi: “Faleminderit që erdhët, edhe në shi. Urimet më të mira për të gjithë. Le ta festojmë Krishtlindjen së bashku. Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit. Zoti...