Mes liderëve europianë, Berisha merr pjesë në foton zyrtare të 50-vjetorit të PPE

Mes liderëve europianë, Berisha merr pjesë në foton zyrtare të 50-vjetorit të PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në foton zyrtare familjare në kuadër të 50-vjetorit të Partia Popullore Europiane (PPE), ku u shfaq përkrah liderëve kryesorë të politikës europiane. Aktiviteti mblodhi drejtues të partive të djathta dhe qendrës së djathtë nga e gjithë Europa, duke shënuar një moment simbolik për historinë dhe bashkëpunimin brenda PPE-së. Fotoja familjare konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të aktiviteteve përkujtimore, duke reflektuar unitetin dhe vizionin e përbashkët të forcave politike anëtare të PPE-së.