Burimi:
Radar.al
Foto © Radar.al
Mersini: Niveli i Vjosës arrin 8.6 metra, evakuohen 13 familje në Vlorë
Niveli i lumit Vjosa ka arritur në kuotën kritike prej 8.6 metrash, duke detyruar evakuimin e 13 familjeve nga zonat e rrezikuara në qarkun e Vlorës. Autoritetet lokale dhe policia ndodhen në terren për monitorimin e vazhdueshëm të situatës. Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, së bashku me drejtorin e Policisë së qarkut, Elidon Çela, po ndjekin nga afër zhvillimet në zonat e prekura. Në një prononcim për mediat, Mersini tha se situata paraqitet aktualisht kritike për shkak të prurjeve të larta të lumit. “Prurjet janë në nivelin 8.6 metra. Në orët në vijim presim një ulje graduale të sasisë së ujit, pasi zona jugore nga ku vijnë prurjet është stabilizuar dhe kjo pritet të reflektohet brenda 12 orëve,” u shpreh kryebashkiakja. Ajo bëri të...