Merreshin me trafik droge në Itali, në pranga shqiptari dhe një pakistanez

Merreshin me trafik droge në Itali, në pranga shqiptari dhe një pakistanez

Një operacion i autoriteteve italiane ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për trafik droge, mes tyre një shtetas shqiptar dhe një pakistanez. Sipas mediave italiane, karabinierët e njësisë hetimore në Forlì kishin prej kohësh nën vëzhgim një 31-vjeçar pakistanez, për shkak të lëvizjeve të dyshimta dhe kontakteve të shpeshta me persona të përfshirë në shpërndarjen e drogës. Hetimet e mëtejshme çuan në identifikimin edhe të një 50-vjeçari shqiptar, i njohur për aktivitet të mëparshëm në trafikun e narkotikëve përgjatë aksit Forlì–Ravenna. Operacioni final u zhvillua pranë daljes së autostradës në Orte, në provincën e Viterbos, ku dy të dyshuarit u ndaluan teksa udhëtonin në rrugën E45 në drejtim të rajonit të Romagna-s. Gjatë...