Merr flakë blloku elektrik në një pallat të Lezhës, frikë dhe panik mes banorëve

Merr flakë blloku elektrik në një pallat të Lezhës, frikë dhe panik mes banorëve

Një zjarr ka përfshirë bllokun elektrik të një pallati në lagjen Besëlidhja, në qytetin e Lezhës. Ngjarja është regjistruar në orët e drekës, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët, të cilët, si pasojë e tymit të dendur, janë detyruar të dalin nga banesat. Siç shihet edhe nga pamjet blloku elektrik është shkrumbuar nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE kanë stakuar energjinë elektrike për rreth 30 minuta në këtë lagje, si masë sigurie. Aktualisht po punohet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike për banorët e pallatit të prekur.