Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar vëmendje rastit të 220 studentëve italianë që kishin konkurruar për mjekësi në universitetin Tor Vergata të Romës. Në njërën nga zgjedhjet ata kishin listuar edhe kampusin e jashtëm të këtij universiteti, për të cilin ata thonë se nuk e dinin që ndodhej në Shqipëri dhe për më tepër duhet të paguajnë 9600 euro në vit pasi ai është privat. Universiteti italian ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin privat shqiptar “Zoja e këshillit të mirë”. Vetë studentët thonë se nuk ishin sqaruar as për vendndodhjen dhe as për tarifën e kripur dhe që është shumë më e lartë se universitetet italiane. Gaia Volpe, një 20-vjeçare nga Montella në Avellino thotë: “Kur zgjodha preferencat e mia, nuk e dija që...