Media izraelite: Shqipëria dhe Kosova pjesë e ‘forcës së sigurisë” për Gazën
Zgjerimi i forcës ndërkombëtare të stabilizimit për Gazën po merr formë, ndërsa në listën e vendeve pjesëmarrëse përmenden tashmë edhe Shqipëria dhe Kosova.Sipas raportimit të medias izraelite i24 News, Shqipëria dhe Kosova pritet t’i bashkohen një misioni që përfshin gjithashtu Marokun, Indonezinë, Greqinë dhe Kazakistanin.Indonezia parashikohet të kontribuojë me kontingjentin më të madh – deri në 8 mijë trupa – duke formuar bërthamën e operacionit.Për Shqipërinë, një angazhim i tillë do të përbënte një tjetër hap në konsolidimin e profilit të saj si kontribuuese në misione ndërkombëtare të sigurisë.Tirana ka marrë pjesë më herët në operacione të NATO-s dhe misione paqeruajtëse, duke synuar të ruajë një linjë të qartë pro-perëndimore në politikën e jashtme. Nëse konfirmohet zyrtarisht, përfshirja në një forcë stabilizuese në Gaza do...
Burimi:
ntv.al