Media belge: GJK kundër mbylljes së TikTok, në Shqipëri gjykatat kanë vendosur në favor të gazetarëve!
Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën se pezullimi i TikTok nga qeveria shqiptare shkelte lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, një vendim i mirëpritur nga Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë, e cila e kishte çuar çështjen në gjykatë. Qeveria e Edi Ramës miratoi një dekret “ për të parandaluar efektet e dëmshme të platformës TikTok ”, duke njoftuar një ndalim të përkohshëm të njërit prej rrjeteve sociale më të njohura në botë. Ky vendim u mor pas vdekjes së një adoleshenti të goditur me thikë nga një shok klase gjatë një sherri të shkaktuar nga një mosmarrëveshje online. Ndalimi ka krijuar një debat të nxehtë në Shqipëri, dhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë dhe Rrjeti Rajonal i Gazetarisë Investigative (BIRN) e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese....
Burimi:
sot.com.al