‘Më thanë Shefiti ka vrarë gruan dhe veten’, kryeplaku i fshatit Kuman rrëfen krimin e dyfishtë: Policia nuk…

‘Më thanë Shefiti ka vrarë gruan dhe veten’, kryeplaku i fshatit Kuman rrëfen krimin e dyfishtë: Policia nuk…

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i dyfishtë vrasje-vetëvrasje i të martës në Kuman të Roskovecit, ku pas një sherri në familje, Shefit Rrapaj vrau me armën pushkë bashkëshorten Dashuri Rrapaj dhe më pas qëlloi veten për vdekje. Është kryeplaku i fshatit Kuman, Tomorr Metani, që tregon se çifti nuk kishte probleme, jetonin prej 25 vitesh në zonë pas ardhjes nga Levani i Beratit dhe nuk ishin bërë asnjëherë problematikë për ta. Ditën e sotme, në një emision televiziv ai dha përgjigje për disa pyetje që lidhen me dinamikën e krimit, rrethanat, personazhet dhe hetimet. Metani shtoi se edhe për sherrin e dhjetë ditëve më parë në familjen Rrapaj, Policia nuk e kishte njoftuar. Sipas tij, Shefiti nuk fliste me të motrën që jetonte...