Me nofull të thyer dhe dëmtime të shumta në fytyrë/ Fakte tronditëse nga varrimi i 25 vjeçares
Mes dhimbjes së thellë dhe lotëve, sot në Shëngjin iu dha lamtumira e fundit 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Familjarë, të afërm dhe dhjetëra qytetarë morën pjesë në ceremoninë mortore për ta përcjellë në banesën e fundit të renë, rasti i së cilës ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrethanat që çuan në këtë fund tragjik. Miqtë dhe të afërmit e së ndjerës tregojnë për një situatë të vështirë që ajo kishte përjetuar në jetën e saj personale kohët e fundit. Sipas dëshmive të tyre, marrëdhënia me ish-bashkëshortin kishte qenë e mbushur me konflikte të vazhdueshme dhe shkaku kryesor ishte nëna e 25-vjeçarit. “Konfliktet kanë nisur sepse nëna e Eraldo Fizit futej në mesin e tyre dhe...
Burimi:
ntv.al