“Më ngacmonte gruan, i telefononte në çdo orë”/ Biznesmeni tregon në gjykatë, konfliktet me Çajup Selimin

“Më ngacmonte gruan, i telefononte në çdo orë”/ Biznesmeni tregon në gjykatë, konfliktet me Çajup Selimin

Biznesmeni lokal nga Tepelena, Ahmet Abedini, babai i Erisjano Abedinit dhe vëllai i Bujar Abedinit, të dy të akuzuar si të dyshuar në përfshirjen e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi, ka dhënë dëshmi sot para Gjykatës së Posaçme. Ahmet Abedini ka treguar para togave të zeza, se kishte të njëjtin aktivitet tregtar me viktimën, shisnin materiale ndërtimi. Ai ka pranuar se kishte pasur konflikte me Çajup Selimin, duke pretenduar se ky i fundit i bënte telefonata anonime bashkëshortes së tij, në çdo orë të ditës dhe të natës. Sipas Ahmet Abedinit, për rreth 5-6 muaj para ngjarjes, palët kishin arritur një marrëveshje në polici për të shmangur konfliktet, por biznesmeni tregon se se telefonatat vazhdonin dhe ishte i bindur se ato bëheshin nga Çajup Selimi....