“Më ngacmon”/ Vrasja e 31-vjeçarit në Tiranë, zbardhet motivi i krimit!

“Më ngacmon”/ Vrasja e 31-vjeçarit në Tiranë, zbardhet motivi i krimit!

Ngacmimi i gruas së autorit Gazmend Bucpapa nga Egli Pashollari dyshohet se ka shkaktuar vrasjen me thikë të një 31-vjeçari pasditen e të premtes në zonën e ish-Parkut në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, bashkëshortja e Bucpapës, e cila punon shitëse në një market afër vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit. Gazmend Bucpapa, bashkë me bashkëshorten dhe një person tjetër, rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku e goditën me thikë për vdekje. Pas ngjarjes, ata larguan makinën e Bucpapës dhe, pasi e braktisën, morën taksi për të shkuar në banesën e tyre në Zonën e Sharrës. Pasi mbërriti në shtëpi, Bucpapa u arratis dhe tani ndodhet në kërkim nga policia. Gruaja e autorit është marrë në pyetje...