“Më lironi”/ U ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika, vëllai i Suel Çelës përfundon në Qendrën Spitalore të burgjeve
Mario Çela, vëllai i Suel Çelës u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Mario Çela ka ardhur nga Belgjika me një epikrizë me vete dhe nga paraburgimi ku ishte vendosur fillimisht është paraqitur në Qendrën Spitalore të burgjeve. Mësohet se Çela kërkon zëvendësim të masës për qëllime shëndetësore. Kujtojmë se Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”. “Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës...
Burimi:
sot.com.al