“Më kapi për fyti”/ Sherr mes mjekëve në Tiranë, kryeinfermierja kallëzon gjinekologun
Futja në sallën e Opracionit me shumë urgjencë, të një gruaja që duhet të lindte foshnjën e saj, është bërë shkak për konfliktim fizik, mes një mjeku dhe kryeinfermiere në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Përplasja mes dy punonjësve të shëndetësisë shqiptare është rregjistruar në fillim të muajit Janar 2026, ku prezente në këtë sher mes mjekut dhe kryeinfermieres, ishte dhe pacientja që po priste për të lindur. Pas ngjarje që habiti thuajse të gjithë stafin e mjekëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, policia e Tiranës arrestoi mjekun, Julian Habibaj. Ndërsa prokurori i çështjes, Petrit Vukaj, kërkoi caktimin ndaj tij masën e “arrestit në burg” duke e akuzuar për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”. Por ishte gjykata e Tiranës, që nuk pranoi kërkesën...
Burimi:
sot.com.al