Më e vlefshme se 1000 muaj/ Besimtarët festojnë sot Natën e Kadrit, rëndësia dhe përfitimet
Ndërsa muajit të shenjtë të Ramazanit po i vjen fundi, besimtarët myslimanë në gjithë botën festojnë sot Natën e Kadrit. Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed a.s., ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kur’anit, sipas fesë Islame. Për këtë arsye, besimtarët e konsiderojnë Natën e Kadrit si një moment të madh historik dhe shpirtëror në fenë islame. Nata e Kadrit bie gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit të Ramazanit, ndërsa shumë dijetarë theksojnë se ajo mund të jetë në një nga netët teke, si nata e 21-të, 23-të, 25-të, 27-të ose 29-të e Ramazanit. Për shkak të kësaj, besimtarët përpiqen që gjatë këtyre netëve të shtojnë adhurimet, faljet dhe lutjet e tyre. Në këtë natë, myslimanët...
Burimi:
sot.com.al