McAllister mesazh nga Tirana: Luftoni korrupsionin, politika të mos ndërhyjë!  Zbatoni rekomandimet e OSBE për…

McAllister mesazh nga Tirana: Luftoni korrupsionin, politika të mos ndërhyjë! Zbatoni rekomandimet e OSBE për…

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, doli sot në një konferencë për mediat ku përcolli mesazhe të qarta për klasën politike shqiptare, duke theksuar nevojën për përshpejtim të reformave dhe zbatim konkret të ligjeve. Ai deklaroi se ka ende shumë për t’u bërë në drejtim të zbatimit të legjislacionit dhe forcimit të institucioneve. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit duhet të mbetet prioritet, pasi megjithëse është arritur progres, rezultatet nuk janë ende në nivel të kënaqshëm. McAllister përmendi edhe faktin se Shqipëria ka humbur 11 vende në renditjen e Transparency International, duke theksuar se ndërhyrjet politike duhet të shmangen dhe se politikanët duhet të japin shembullin e respektimit të institucioneve. Një tjetër pikë e rëndësishme e mesazhit të tij...