Mbytet varka turistike në Ksamil, dyshimet e para
Një varkë është mbytur gjatë natës në zonën e Ksamilit. Sipas informacioneve paraprake, mjeti lundrues ka qenë i ankoruar në breg të detit. Mëngjesin e sotëm, pronari i varkës ka konstatuar varkën të mbytur ajo është nxjerrë nga uji me ndihmën e një vinçi. Sipas informacioneve paraprake, mjeti lundrues ka qenë i ankoruar në breg të detit. Mësohet se varkës i ishin hequr qëllimisht tapat, e cila ngre dyshime për një akt të qëllimshëm. Varka përdorej gjatë sezonit turistik për shëtitje nga pushuesit. Pronari dyshon se ngjarja mund të jetë e lidhur me konkurrencën në sektorin e shërbimeve turistike. Ndërkohë ende nuk asnjë reagim nga autoritetet.
Burimi:
argjiroja.net