Mbikëqyrje apo ndërhyrje? Xhafaj sfidon kritikët: Parlamenti vendos nën lupë KLGJ dhe KLP

Mbikëqyrje apo ndërhyrje? Xhafaj sfidon kritikët: Parlamenti vendos nën lupë KLGJ dhe KLP

Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, nuk tërhiqet nga tentativa për kontroll parlamentar mbi institucionet e pavarura të drejtësisë. Në konferencën e kryetarëve është miratuar draft-kalendari vjetor 2026 për mbikëqyrjen parlamentare ndaj disa institucioneve, ku në qendër të kontrollit nga Kuvendi janë vendosur edhe institucionet e pavarura, si KLGJ dhe KLP. Kalendari parashikon kërkesa për informacion, vizita monitoruese apo seanca dëgjimore llogaridhënëse me drejtuesit e tyre. Më herët, Xhafaj ka deklaruar se vizitat monitoruese janë praktikë parlamentare, brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe nuk kanë karakter ndërhyrës në pavarësisë institucionale.