Mbi 338 mijë automjete të kontrolluara në 2025, 23.5% e tyre me probleme teknike
Gjatë vitit 2025 në të gjithë vendin janë kryer 338.880 testime teknike të automjeteve, ku një numër i konsiderueshëm nuk arritën të përmbushin standardet e kërkuara për qarkullim. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se 23.5% e automjeteve nuk e kaluan testin teknik. Në total, 81.065 automjete u refuzuan, kryesisht për shkak të problemeve që lidhen me sigurinë teknike dhe ndikimin në mjedis, si: shkarkimi i gazrave 37.6%; probleme me defektet vizuale 34.4%; probleme me sistemin e frenimit zënë 15.2% të refuzimeve e ndërsa defektet në drejtim dhe pezullim përbëjnë 12.8%. Pjesën më të madhe të automjeteve të kontrolluara e përbëjnë automjetet personale, me 86.6%, të ndjekura nga kamionët me 6.3%, motomjetet me 4.5%, autobusët me 1.6%, si dhe rimorkiot...
Burimi:
sot.com.al