Mbi 120 mijë euro, miliona lekë e paundë/ U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen 3 persona në Tiranë
Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të koduar “Cargo 2”, pas dyshimeve për trafikun e lëndëve narkotike në Tiranë. Të arrestuarit janë: E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet thanë se ata dyshohet se furnizonin grupe shpërndarësish me lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë operacionit u sekuestruan: -1 kg e 36.6 gramë kokainë -1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion -121,000 euro, 60 milion lekë dhe 5,000 paund -Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë Automjeti i njërit prej të arrestuarve u lokalizua në Unazë të Madhe, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Burimi:
sot.com.al