Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”. Masat e sigurisë janë firmosur për personat e dyshuar për përfshirje në këtë çështje, mes të cilëve janë edhe drejtues të “Kurum”. Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. Arrest shtëpie është përcaktuar Arta Dollani, ish-drejtoreshë e AKM.