Mbetje dhe inerte në hapësirë publike, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë: Asnjë tolerancë për ndotjen e territorit dhe…

Mbetje dhe inerte në hapësirë publike, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë: Asnjë tolerancë për ndotjen e territorit dhe…

Bashkia e Tiranës njofton se do të vijojë kontrollet intensive në terren dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të ndotjes së mjedisit apo shkeljes së ligjit në hapësirat publike. Pas një ankese të një qytetari, Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ka konstatuar një rast të depozitimit të paligjshëm të mbetjeve inerte në hapësirë publike. Gjatë verifikimeve në terren, u identifikuan personat përgjegjës për këtë shkelje, të cilët u ndëshkuan administrativisht, ndërsa materialet procedurale u referuan pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore. Në lidhje me këtë aksion, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, u shpreh se Policia Bashkiake vijon të kryejë me përkushtim detyrën për kontrollin e territorit. “Policia Bashkiake Tiranë vazhdon të...