“Mbështesim hetimin e plotë”/ 4 mijë bimë kanabisi në banesën e tij reagon Drejtoria e Burgjeve: Hasa është pezulluar

“Mbështesim hetimin e plotë”/ 4 mijë bimë kanabisi në banesën e tij reagon Drejtoria e Burgjeve: Hasa është pezulluar

Një sasi e konsiderueshme prej rreth 4 mijë bimësh kanabisi është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet në ambientet e një banese në zonën e Peqinit. Sipas burimeve, banesa ku u gjetën bimët narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Pas publikimit të rastit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht, duke bërë me dije se është vënë në dijeni për ngjarjen përmes mediave dhe ka ndërmarrë masa të menjëhershme administrative. Në njoftimin për media thuhet se Bilal Hasa është pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e plotë të rrethanave nga organet kompetente. Po ashtu, institucioni thekson se distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe shpreh mbështetje të...