Mbante një pushkë pa leje në banesë, bie në prangat e policisë 31-vjeçari në Tiranë
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi mbante pa leje në banesën e tij në fshatin Lalm, Vaqarr, një armë zjarri të llojit pushkë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”, në vijim të goditjeve kundër armëmbajtjes pa leje. Arrestohet 1 shtetas që mbante pa leje, në banesë, 1 armë zjarri pushkë. Sekuestrohet arma. Në vijim të kontrolleve dhe punës informative, me synim evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje që rrezikojnë të drejtat e qytetarëve dhe cenojnë rendin publik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6...
Burimi:
sot.com.al