Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, dhëndri i Berishës sulmon prokurorët

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, dhëndri i Berishës sulmon prokurorët

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për aferën Partizani, ku dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka paraqitur parashtrimet e tij. Në seancë pati debate, për shkak të sulmeve që dhëndri Jamarbër Malltezi ka adresuar ndaj prokurorëve të çështjes, duke i quajtur prokurorë politikë. Gjykata ndërhyri për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar t’iu drejtohet vetëm me “prokuror” Malltezi: Po si tu them prokuror, ata janë prokuror politik që ngritën një akuzë politike. Gjykata ndërhyn sërish: Jo këtë gjuhë ndaj përfaqësuesve të akuzës, ata janë prokuror. Malltezi: Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj. Po deshët shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë Malltezi sulmoi prokurorin Kraja duke e quajtur “hetues të komunizmit”, ndërsa tha se prokurorja Enkeleda Millonai është...